Pas shumë vitesh pasi janë përplasur me njëri-tjetrin, e madje edhe fizikisht, duket se dy këngëtaret Noizy dhe Stresi kanë vendosur që të bëjnë paqe mes tyre e të lënë pas mëritë e së shkuarës.
Përveçse janë bërë follow në Instagram, kemi parë edhe herë pas here komente të të dyve nëpër postime. Stresi ndjek një prej faqeve të biznesit të Noizy-t. Për më tepër, në një koment i ka kërkuar një kostum dhuratë, ku përgjigjen e mori nga vetë këngëtari. “I pari sa të dali koleksioni i ri famm”- shkruan reperi, duke e quajtur atë familje. Duke sqaruar përplasjen mes tyre, Noizy ka treguar më herët se mes tyre janë falur gjakrat.
“Kanë ndodhur shumë gjëra këto 12 vite dhe nuk është se i përmbledh të gjitha me një live. Kështu që sa i përket historisë midis meje dhe tjetrit nuk mjafton një live. Ideja është që janë falë gjakra më të mëdhaja në Shqipëri të paktën dhe nuk do jetë një çudi e madhe me falë tjetri tjetrin. Unë si kam bërë ndonjëherë ‘diss’, por ka ndodhur e kundërta janë bërë shumë ‘diss-a’ ndaj meje janë sharë shumë njerëz të afërm të mi, mbaj mend në një këngë ‘diss’ atëherë mu ka përmend goca. Kjo është edhe betimi im që u bë që nuk do kem më punë me palën tjetë, as shok as armik. Prandaj, më janë sharë shumë njerëz nëpër ‘diss-e’ dhe nuk mund ta merrja vendimin i vetëm. Pas shumë përpjekjesh nga Arkimedi, pas shumë përmendje emrash ka thënë që jam i talentuar disa herë ka thënë që është ndër repistat më të mirë dhe në fund bëri atë videon. Kështu që nëse nuk do jemi shokë të paktën të mos jemi armiq. Jeta vazhdon nuk kam frikë dhe nuk fal nga frika, por fal se jam burrë. Mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë duhet të bëjmë pak më shumë me njëri-tjetrin. Sa i përket gjërave tjera, ia lëmë kohës”– tha më herët Noizy.