Boris Johnson do të takohet me kancelarin gjerman për të diskutuar se si mund të ndihmojnë vendet europiane të heqin dorë nga gazi rus, shkruan The Guardian. Kryeministri do të presë Olaf Scholz në Doëning Street të premten, ndërsa pritet të mbajnë një konferencë për shtyp pasdite. Johnson pritet t’i ofrojë ndihmë Berlinit, i cili është ende shumë i varur nga gazi rus, për të reduktuar varësinë nga Moska.

Kjo vjen pasi Sekretarja e Jashtme Liz Truss, pas një takimi të homologëve të NATO-s në Bruksel të enjten, tha se shpresonte të shihte “më shumë vende” të angazhohen për ndalimin e importeve ruse të energjisë. Mbretëria e Bashkuar është zotuar të përfundojë të gjitha importet ruse të qymyrit dhe naftës deri në fund të këtij viti, me gazin që do të pasojë sa më shpejt të jetë e mundur.