Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka folur ditën e sotme për zgjedhjen e Presidentit.
Sipas deputetit Boçi çështja e zgjedhjes së Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës.
“Kreministri Rama mund ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij institucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja ‘axhendave parlamentare’”, ka deklaruar Boçi.
Askush nuk ka të drejtë të parapërcaktojë individualisht, pavarësisht pozicionit, mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike. Çdo vendimmarrje duhet të jetë kolegjiale. Së pari ajo i nënshtrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar. Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vendimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë.