Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste nuk do të negociojë me Sali Berishën për Presidentin e ri të Republikës.
I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Rama e konsideroi Berishën me termin “bota tjetër” dhe deklaroi se me “botën tjetër” nuk do të negociojnë.
I pyetur se cilin njeh për kryetar të Partisë Demokratike, Kryeministri Rama tha se PD-ja nuk ka një drejtues por një komision.
Blendi Fevziu: Z.Edi Rama, kryetar i PS dhe Kryeministër i Shqipërisë, kë njihni ju për drejtues të PD?
Kryeministri Rama: Ku ka drejtues PD.
Blendi Fevziu: Kë njihni ju zyrtarisht?
Kryeministri Rama: Kë të njoh? Ku ta gjej?
Blendi Fevziu: Ka një vendim gjykate si nuk ka…
Kryeministri Rama: Ku ka drejtues PD…
Blendi Fevziu: S’ka?
Kryeministri Rama: Po kush është, ma thuaj?
Blendi Fevziu: Sipas regjimistrit të gjykatës, është Komisioni i Rithemelimit.
Kryeministri Rama: Po mirë ai s’është drejtues, është komision.
Blendi Fevziu: Zyrtarisht kë njihni ju nga Partia Demokratike?
Kryeministri Rama: Po kë pra, hë ma thuaj ti kush është?
Blendi Fevziu: Ore me kë do negocioni ju për presidentin?
Kryeministri Rama: Me copa dhe me çika që janë aty. Me botën tjetër nuk shkojmë ne për të kërkuar…
Blendi Fevziu: Nuk do negocioni me Berishën?
Kryeministri Rama: Ky është bota tjetër, është përfaqësues i botës tjetër. Parlamenti shqiptar e bëri dhe këtë. Kemi përfaqësues nga Tropoja, nga Gjirokastra, Durrësi, Saranda, nga Fieri kemi dhe një përfaqësues nga bota tjetër. Ai është një i zyrtarizuar nga bota tjetër.
Blendi Fevziu: Nuk të shkon të jesh cinik.
Kryeministri Rama: Çfarë nuk më shkon?
Blendi Fevziu: Po nuk të shkon.