Reperi i njohur, Don Xhoni, prej disa muajsh ka qenë duke shijuar një lidhje dashurie me modelen ruse, Ariana Lirey. Megjithatë, dyshja duket se kanë ndarë rrugët përfundimisht dhe këtë e konfirmoi modelja përmes disa shkrimeve që ka shpërndarë në “Instastory”.
Ditën e sotme nuk ka munguar edhe reagimi i reperit lidhur me marrëdhënien e tyre. Artisti është shprehur se për modelen ka një respekt të madh pasi ishte pjesë e jetës së tij dhe se nuk do ta harrojë asnjëherë. Reperi gjithashtu u shpreh se çdo gjë e ka një fund dhe e këshilloi modelen të mos luajë viktimën pasi nuk është e tillë.
Mesa duket ata kanë vendosur që gjërat t’i sqarojnë publikisht pasi modelja ruse ka një kundërpërgjigje për çfarë ka thënë reperi.
Me anë të një ‘sory’ në “Instagram” Ariana Lirey tha:
“Faleminderit për postimin prekës, por ne të dy e dimë pse e ke shkruar atë. Je mësuar me adhurimin e të gjithëve, ndaj qëndro me të. Ti bën muzikë të mirë, por do të bie maska e djalit të mirë. Faleminderit për gjithçka dhe lamtumirë”, u shpreh modelja ruse.
Ata tani kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami, madje Ariana tha se ia kishte bërë bllok.