Gigio Donnarumma mund të kthehet te Milan-i. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga shtypi francez. Portieri është transferuar te PSG me kosto zero verën e kaluar.
Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë në Francë për kampionin e Europës, i cili ka vuajtur alternimin me Keylor Navas në portë dhe është kritikuar ashpër nga tifozët dhe shtypi për gabimin e bërë në Champions kundër Real Madrid.

Milan-i ndërkohë ka gjetur një tjetër portier të madh si Mike Maignan, i cili e ka bërë të harrohet paraardhësin e tij. Megjithatë, të dy mund të jenë shokë skuadre në të ardhmen e afërt. Lajmi i bujshëm është dhënë nga L’Equipe, e përditshmja franceze më e rëndësishme. Lajmi flet për një Milan që ka dëshirë ta kthejë në San Siro Gianluigi Donnarumma-n.

Një hipotezë që do të kthehej në realitet në rast se drejtori sporti Leonardo, sponsori kryesor i portierit, do të largohej nga Parisi në fundin e këtij sezoni. Kthimi i portierit italian te kuqezinjtë nuk do të ishte i pamundur, sipas L’Equipe, nga momenti që drejtuesit e klubit francez nuk janë bindur nga sezoni i tij. Dhe kryesit me blerjen e Milan-it nga Investcorp, që do të pasuronte arkat e milanezëve. Një operacion që duket një fantazi e merkatos dhe një utopi, duke parë se Milan-i do të duhet të paguante 40-45 milionë euro për kartonin dhe 10 milionë euro për rrogën e tij.