Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano po zhvillon një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja. Në këtë takim është i pranishëm edhe kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe drejtori i Krimeve, Tonin Vocaj.

Në fokus të bisedimeve mësohet se është përplasja me armë në Elbasan që çoi në arrestimin e të shumëkërkuarit Nuredin Dumanit, por dhe arrestimi i ish-deputetit Alqi Bllako.