Gjatë një interviste të dhënë për Sport.es, Dani Alves, mbrojtësi i krahut i Barcelona-s, ka folur edhe për Brazilin, që është një nga kombaterat favorite për të triumfuar në Katar 2022.

OBJEKTIVI – “Nëse do të jetë sfida ime e fundit e madhe? Jo e fundit, por është e rëndësishme për mua. Të provoj edhe një herë të fitoj… Do të kërkoj të fitoj të vetmin torfe që më mungon, edhe pse është e qartë se ka skuadra të tjera shumë të forta”, ka thënë Alves.

“Do të bëjmë gjithçka është e mundur. Katar është një vend që më pëlqen shumë, kam qenë kampion bote me Barcelona-n dhe ndoshta është një shenjë.

“Mendoj se kemi një skuadër në gjendje të luftojë për titullin, pa asnjë dyshim. Kemi cilësi, është një brez që bashkon eksperiencë dhe rini. Do të kemi mundësi. Megjithatë, në fillim duhet të meritoj grumbullimin”.

IRONIA – Braziliani i është përgjigjur më pas një pyetjeje interesante: “A do të ishte mirë edhe nëse do të fitonte miku Messi? Jo, absolutisht jo. Nuk do t’ia jap askujt këtë mundësi sepse dua ta fitoj unë.

“Kupa e Botës duhet të jetë e jona, e Brazilit. Do të bëjmë gjithçka është e mundur për ta fituar trofeun, përndryshe do ta vjedhim kupën”, ka thënë duke qeshur Alves.