Zlatan Ibrahimovic po lufton me mish e me shpirt për ta çuar Milanin te titulli dhe skadimi i kontratës nuk është problem. Në momentin e duhur ai dhe klubi do të flasin për këtë dhe së bashku do të vendosin se çfarë të bëjnë.
Fillimisht ai dëshiron të fitojë dy trofetë e mbetur, më pas të rinovojë edhe një sezon tjetër për rreth 3 milionë euro neto. Nga ana tjetër, nëse vendos të “pensionohet”, mund të vazhdojë si ambasador i kuqezinjve ose me një rol në stafin trajnues të Piolit. Gjendja fizike do të jetë e rëndësishme në zgjedhjen e tij.