Paulo Dybala mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sulmuesi argjentinas e zyrtarizoi ndarjen me Juventusin në fund të këtij sezoni dhe tash po e kërkon klubin e ri.

Mediumi “90min” raporton se përfaqësuesit e futbollistit janë takuar me drejtuesit e Interit javën e kaluar për ta përgatitur një transferim të mundshëm të lojtarit në “Giuseppe Meazza”, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Palermos do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit pasi do t’i skadojë kontrata me “Bianconeri”.

Krahas Interit, lojtarin në Itali e pëlqejnë edhe Roma e Napoli.

Kurse, në Premielrigë, interesim për përfaqësuesin argjentinas kanë shfaqur Manchester United, Chelsea dhe Tottenhami.

Në të kaluarën, atë e donte edhe Paris Saint-Germaini.

E brenda pak javësh pritet të dihet edhe zyrtarisht e ardhmja e futbollistit brazilian.