Në korrik do të fillojë viti i tij i fundit në kontratën me Liverpool-in, ja pse Mohamed Salah rrezikon të bëhet një nga lojtar ët më të diskutuar të merkatos. Marrëveshja mes egjiptianit dhe klubit anglez për rinovimin akoma nuk është arritur dhe janë të shumtë klubet që ëndërrojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit. Një nga këto është edhe Juventus-i, që do të humbë Dybala në verë dhe ëndërron goditjen e bujshme.
Megjithatë, deklaratat e fundit në lidhje me kontratën e Salah nuk janë një sinjal i mirë për bardhezinjtë. Deklarata që janë bërë nga ministri egjiptian i Sportit, Ashraf Sobhi, në një intervistë të dhënë për një radio egjiptiane, siç ka bërë të ditur Metro.
“Pas ndeshjes me Senegalin (ku Salah ka gabuar një nga penalltitë që i ka kushtuar eliminimin Egjiptit dhe kualifikimin e munguar në Katar 2022), kam folur me të në aeroport dhe i kam thënë ta harrojë atë që ka ndodhur dhe të përqendrohet tek e ardhmja”, ka thënë Sobhi.
“I kam sugjeruar të vazhdojë karrierën e tij te një klub tjetër, por ai më ka thënë se objektivi i tij i parë qështë ai që të rinovojë me Liverpool-in”, ka pohuar ministri. Negociatat për rinovimin po vazhdojnë, por vetëm pak javë më parë menaxheri i lojtarit ka lënë të kuptohet, nëpërmjet rrjeteve sociale, se oferta e Të Kuqve është larg kërkesave të lojtarit afrikan.