Adrien Rabiot është transferuar te Juventus-i me kosto zero nga Paris Saint-Germain para tre vitesh. Gjatë aventurës së tij me bardhezinjtë, mesfushori ka patur disa ulje-ngritje.

Trajneri Massimiliano Allegeri e vlerëson shumë lojtarin francez, por e ardhmja e tij mund të jetë larg Torino-s nëse do të vijë oferta e duhur.

Sipas Todofichajes.com, Rabiot pëlqehet në La Liga dhe mund të largohet nga Juventus-i pas përfundimit të këtij sezoni. Bardhezinjtë janë të gatshëm ta lënë të lirë lojtarin për 15 milionë euro.

Mesfushori 27-vjeçar ka luajtur 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Zonjën në këtë sezon duke koleksionuar 2 asiste në total.