Në dhjetor të vitit të kaluar, modelja shqiptare, Angela Martini dhe bashkëshorti i saj rumun, Dragos Savulescu u bënë prindër të herë të parë. Djali i saj Kyree erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese, por Angela ka treguar se që në momentin kur lindi e ka ndjerë lidhjen e fortë me të.
Modelja ka ndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram ku ka treguar se fëmija i tyre ishte ngjizur që në vitin 2018 dhe ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pritur tre vite për të gjetur një nënë zëvendësuese. “I dashuri im Kyree, që kur linde ti, që në momentin që u krijove, ne i thyem së bashku të gjitha rregullat. Ti je kaq avangard për kohën tënde dhe të premtoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të jetëve tona. Ps. Fakt për të qeshur: Kyree në fakt u krijua përpara verës së 2018. Ai priti si një embrion në ngrirje deri sa filloi udhëtimin me nënën surrogate, gati tre vjet më vonë në 2021”, ka treguar Angela.