Nga Sali Kabashi/ Edi Rama mbajti një fjalim brilant në bashkënderim të iftarit të shtruar nga ai në Tiranë.

Ajo darkë ramazani atij i dha rastin të rikonfirmojë dhuntitë e tij të jashtëzakonshme retorike.

Si askush para tij, që nga Ismail Qemali e këndej, tregoi nivel të lartë kulture e elokuence.

Ai doli para shqiptarëve me pajtimtarinë brilante që arrin fjala e butë, e urtë, e thellë dhe mbresëlënëse.

Ai guxoi të lavdojë Islamin që e kanë sharë edhe më paturpësisht në postkomunizëm se sa në kohën e diktaturës.

Burrecat e shtetit në Kosovë duhet të ulin kokën me turp.

E burrat kosovarë të politikës duhet të mësojnë nga Edi Rama nderimin e tre religjioneve të shqiptarëve.

Allahu të shpërbleftë, Edi.