Vendimi i qeverisë për të marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike është cilësuar pozitiv nga eksperti i energjisë, Lorenc Gordani. Në një intervistë për Report TV ai tha se këto anije kanë funksionin e termocentralit dhe punojnë me naftë. Ai tha se këto dy anije do të prodhojnë 114 Mw/h dhe do të mbulojë 15 % të kërkesës së vendit.

Në një kohë që vendi ynë 30% të nevojës e mbulon nga importit, përdorimi i këtyre dy anijeve tha eksperti kanë një impakt mjaft pozitiv dhe të mirë në plotësimin e nevojës bazë të vendit duke i dhënë një dore KESH.

“Anijet janë impiante lundruese, është një termocentral që do të prodhojë 114 Mw/h. Anijet do të prodhojnë energjinë me naftë, është një lloj naftë që prodhohet edhe në vendin tonë por ende nuk është e qartë se si do të procedohet. Përdorimi i lëndëve fosile dhe ndotëse është një problem, por sot me teknologjinë kjo gjë shmanget dhe vetë ministrja dje tha se anijet janë të certifikuara nga Banka Botërore dhe respektojnë kushtet ambientale. Këto dy anije do të përmbushin 15% të kërkesës së vendit duke i dhënë një dorë KESH dhe është pozitive pasi vendi ynë vetëm 30 % të nevojave i plotëson nga importi”, tha Gordani.

Një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku tha se Shqipëria ka marrë 2 anije me qira që do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja është nënshkruar me mbështetje të SHBA-së me një afat 2-vjeçar.