Ish-zëvëndësndihmësi i sekretarit të mbrojtjes për Evropën dhe NATO-N, Michael Ryan ka thënë për prestigjiozen “Sky News” se 3 javët e ardhshme do të jenë vendimtare për përcaktimin e rezultatit të luftës.

“Tre javët e ardhshme do të jenë vendimtare, ku do të përcaktohet rezultati i luftës”, tha Ryan.

Duke folur për emërimin e fundit nga Rusia të gjeneralit Alexander Dvornikov, Ryan u shpreh se ai besonte se komandanti i ri do t’i kthehej “taktikave klasike ruse”, duke përfshirë “sulme masive ajrore dhe artilerie”.

“Do të shkaktojë shumë brutalitet siç ka parashikuar Presidenti Zelensky. Do të duket si Lufta e Dytë Botërore, siç tha ministri i jashtëm ukrainas. Por në fund të ditës rusët do të pësojnë edhe më shumë viktima me këtë qasje”, tha ai.