Elisa Spiropali ka shpjeguar përse është pikërisht ajo personi që replikon me Berishën në Kuvendin e Shqipërisë.
E ftuar në emsionin “Të Paekspozuarit”, Spiropali tha se këtë “detyrë” nuk ia ka caktuar askush, por e bën me kënaqësi, për të ekspozuar “shpifjet dhe deformimet” e Berishës.
Ylli Rakipi: Detyrën kryesore, keni marrë përsipër që Berishës më së shumti ti jepni ju përgjigje. Kush ua ka dhënë këtë detyrë? Fuga i ndan këto?
Elisa Spiropali: Unë jam aty në Parlament, nuk iki asnjëherë. Kur flet Berisha, e ndjej për detyrë ti përgjigjem. E konsideroj si një detyrë, që atij njeriu, shpifjen, deformimin, që e ka praktikë, ti kthehet përgjigje në Kuvend.
Mentor Kikia: Ka patur nëj vendim të PS që të mos replikohet me Berishën?
Elisa Spiropali: Jo nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Unë i jam përgjigjur edhe Lulzim Bashës. Replikat me Berishën tingëllojnë më të rënda, replikat me të kanë më shumë peshë e më shumë vlerë, sesa me Bashën.
Ylli Rakipi: Nuk ju duket detyrë e vështirë? Se Doktori ka energji të pëshembullt, nuk shteron.
Elisa Spiropali: Energjia e mban.
Lorenc Vangjeli: Kanë qenë replika në një kah. Berisha ka akuzuar, zonja i pergjigjet, por ai nuk i është përgjigjur më, nuk i kthehej direkt.