Pashkët Ortodokse po kthejnë këtë vit mijëra emigrantë të cilët duan të festojnë me familjarët e tyre në Shqipëri, pas dy vitesh vështirësi kalimi në dy anët e kufirit për shkak të masave të shtuara të pandemisë.

Vetëm në 48 orët e fundit nga në kufitjtë tokësore të Greqisë në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë më shumë se 12 mijë qytetarë për të kremtuar Pashkën Ortodokse. Për të përballuar fluksin policia kufitare shqiptare dhe ajo greke po punojnë me sportele të shtuara gjë e cila ka ndikuar ndjeshëm në uljen e radhëve të gjata në të dy anët e kufirit.

Gjatë dy ditëve të fundit ka pasur fluks të shtuar lëvizjesh edhe në Qafë Thanë. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë e kanë dalë 4600 qytetarë shqiptarë e të huaj.