Dashi: Vëmendje ndaj diskutimeve në dashuri. Nëse jeni të ndarë, nuk do jetë një ditë e mirë. Në punë, shumëkush ka nevojë për të kthyer faqen dhe për të ndjekur projekte të reja, të cilat mund të marrin formë vitin e ardhshëm.

Demi: Dita është e shkëlqyer për të bërë paqe. Në punë, mbani mend se grindja është e kotë. Ju i urreni diskutimet e gjata dhe tashmë keni pasur shumë në nëntor.

Binjakët: Në dashuri sot priten pajtime. Në punë ka disa probleme për të zgjidhur.

Gaforrja: Në dashuri mund të filloni sërish nga e para, edhe nëse situata është paksa konfliktuale. Në punë, shmangni diskutimet e kota.

Luani: Për beqarët kjo është një kohë e mirë: bëni miq të rinj. Kujdes në punë, pjesa e dytë e ditës mund të jetë konfliktuale.

Virgjëresha: Dy ditët e ardhshme mund të jenë të mira, në dashuri, për të zgjidhur konfliktet. Nëse jeni në punë do të gjeni sërish dëshirën për t’i bërë gjërat, nëse përkundrazi jeni të vetëpunësuar, konfirmimet vijnë gjatë 6 mujorit të dytë.

Peshorja: Mërkuri ka nisur një tranzit të veçantë, kini kujdes të mos debatoni, në dashuri, për arsye parash. Në punë mund të lindin probleme nëse nuk duroni dot një bashkëpunim apo një rol të caktuar.

Akrepi: Hëna përballë dashurisë, sot merrni gjithçka me mosbesim. Në punë, ia vlen të shikoni përreth. Kujdes nga provokimet, mund të mbërrijnë në pjesën e dytë të ditës.

Shigjetari: Një periudhë që ndihmon për të rikuperuar emocionet pozitive, por kujdes nga një rënie të premten. Në punë, merrni kohën tuaj, nëse duhet të merrni një vendim, merreni me lehtësi.

Bricjapi: Një ditë e favorshme për emocionet: Hëna nuk është më kundër. Në punë jeni të lodhur, por nuk mungojnë kënaqësia dhe rezultatet.

Ujori: Mendoni me kujdes reagimet, Hëna është në kundërshtim me ju sot. Diskutime të mundshme edhe për arsye të parëndësishme. Në punë, është një kohë kur mendoni për gjërat për të bërë.

Peshqit: Sot nuk do të mungojnë emocionet, Hëna është e favorshme dhe Venusi gjithashtu ka nisur një tranzit interesant. Nga ana tjetër, lodhje në punë, në provime kërkohet shumë durim.