Turqia është shteti vendi që është ofruar të ndihmojë në evakuimin e civilëve të bllokuar në qytetin e rrethuar të Mariupolit nga forcat ushtarake ruse. Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka deklaruar sot se Ankaraja ka në plan të evakuojë civilët ukrainas më varka. “Ne mund të ofrojmë mbështetje të anijeve për evakuimet nga Mariupol, veçanërisht për civilët, njerëzit e plagosur dhe qytetarët turq dhe qytetarët nga kombet e tjera,” tha për gazetarët ministri turk Hulusi Akar, shkruan CNN.

Qyteti port, i cili shtrihet përgjatë Detit Azov në vijën bregdetare jugore të Ukrainës, ka pësuar dëme të shumta nga sulmet ruse dhe planet e tij për të operuar rrugë të sigurta evakuimi janë penguar deri të shtunën, sipas raportimeve të mëparshme të CNN.

Ministria turke e Mbrojtjes përcolli “kërkesën e saj për të mbështetur evakuimet” tek atasheu ushtarak rus në Ankara dhe atasheu ushtarak turk në Moskë, të cilët ia kaluan mesazhin autoriteteve ruse. Atasheu ushtarak ukrainas në Ankara gjithashtu ua kaloi mesazhin autoriteteve ukrainase, sipas Akar. Turqia priti ekipet e negociatave nga Rusia dhe Ukraina për bisedime në Stamboll më 29 mars./