Moderatori Erion Kristo është tërhequr nga rrjetet sociale.
Ai thotë se tashmë do t’i përkushtohet angazhimeve në projekte personale dhe se do mbetet intelektual.
“Që nga viti 2009 e deri më sot kam qenë një person shumë aktiv në rrjetet sociale. Miqtë më kanë ngjitur nofkën “Gjigandi”.
Me ose pa arsye, nuk ka rëndësi. Fakti mbetet. Dikur kam pasur 4 profile të ndryshme në fejsbuk, ku kisha mijëra ndjekës. Dhe 7 faqe.
Tani kam vetëm një profil dhe dy faqe. Faqja Erion Kristo – Shkrime dhe Lexime do rrijë dhe pak kohë hapur dhe do mbyllet. Besoj e ka kryer misionin.
Gjatë këtyre viteve kam mbrojtur interesin publik. Kush e kuptoi, e kuptoi. Ngadalë do kthehem në një person pak më pasiv në rrjetet sociale. Kjo faqe pastrohet nga postimet vazhdimisht. Do mbeten këtu më të mirat. Shikojini kur të keni kohë.
Që këtej e tutje do merrem kryesisht me motivim, akademizëm dhe projekte të tjera personale. Do vijoj të mbetem intelektual, nëse kam qenë deri më tani. Misioni im 20 vjeçar u krye me sukses. Respekte dhe falënderime për mbështetjen”, shkruan Kristo.