“Euractiv” shkruan se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile nga BE-ja në muajin qershor.
“Megjithatë, burime të tjera thonë se pas ofertës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile në qershor.
Një vendim mbi pranimin e Ukrainës në BE, përfshirë edhe nëse procesi mund të përshpejtohet, pritet gjatë të njëjtit muaj”, shkruan Euractiv.
Ndër të tjera kjo media e huaj kujton edhe deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama mbi mundësinë që Shqipëria të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut dhe të shtyjë përpara negociatat për anëtarësim në BE e vetme.
Përpjekja e Shqipërisë për t’u bashkuar me unionin ka qenë e lidhur me fqinjin e saj, Maqedoninë e Veriut.
Ndërsa të dyja vendet kanë përmbushur kërkesat, në letër, Bullgaria ka vënë veton ndaj këtyre të fundit për çështjet historike dhe të të drejtave të njeriut.
“Shqipëria nuk mund të presë më që dy fqinjët të zgjidhin zënkën e tyre. Kursi ynë në atë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama të enjten në Tiranë, shkruan Euractiv.