Rritja e çmimeve të energjisë e ka shtyrë inflacionin në Eurozonë në 7.5%, më i larti që nga krijimi i monedhës së përbashkët, sipas një vlerësimi të parë nga Eurostat, zyra statistikore e BE-së.
Kjo ishte një rritje e shpejtë nga 5.9% në shkurt, dhe shumë më e lartë se 6.6% e pritur nga ekonomistët.
Është e njëjta histori në të gjithë Evropën sikurse në Mbretërinë e Bashkuar: rritja e çmimeve të energjisë po godet më shumë konsumatorët.
Eurostat deklaroi se “duke parë përbërësit kryesorë të inflacionit të eurozonës, energjia pritet të ketë normën më të lartë vjetore në muajin mars (44.7%, krahasuar me 32.0% në shkurt), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (5.0%, krahasuar me 4.2% në shkurt), mallrat industriale joenergjetike (3,4%, krahasuar me 3,1% në shkurt) dhe shërbimet (2,7%, krahasuar me 2,5% në shkurt). https://www.theguardian.com/business/live/2022/apr/01/uk-energy-bills-price-cap-fuel-stress-us-jobs-manufacturing-russia-ukraine-gas-business-live?page=with:block-6246b6498f08224285c9e637#block-6246b6498f08224285c9e637