Manchester United's Cristiano Ronaldo during the Premier League match at the King Power Stadium, Leicester. Picture date: Saturday October 16, 2021.

Manchester United do të ndeshet në transfertë me rivalin e saj të përjetshëm, Liverpool, në një sfidë që vendos shumë për të dy ekipet. Pas tragjedisë që i ndodhi Ronaldos me humbjen e të birit, do të ishte e vështirë të luante.

Vendimi është marrë nga të dyja palët. Portugezi nuk do të udhëtojë për në “Anfield”, pasi ka vendosur që t’i qëndrojë pranë familjes dhe ky vendim është miratuar dhe nga klubi.

“Familja është më e rëndësishme se çdo gjë dhe Ronaldo po suporton të dashurit e tij në një kohë të vështirë që po kalojnë”, – ishte deklarata e Manchester United përpara takimit me “të kuqtë”. Ndërkohë, te Liverpool thuhet se ndeshja do të ndërpritet në minutën e shtatë për të ngushëlluar Ronaldon.