Ferrari ka dhënë një tjetër shkëndijë se ky sezon mund të jetë i tyre. Charles Leclerk ka dominuar Çmimin e Madh të Australisë mëngjesin e sotëm, duke marrë fitoren e dytë të sezonit para Sergio Perez (Red Bull) dhe George Russell (Mercedes).
Fitorja për francezin e kokuqes u bëm e lehtë në xhiron e 39-të me tërheqjen e Max Verstappen (Red Bull) nga gara për shkak të një problemi në power unit. Verstappen ishte fituesi i garës së kaluar dhe kampioni në fuqi në Formula 1.
E vetmja njollë për Ferrari-n ka qenë tërheqja e Carlos Sainz në xhiron e dytë. Në vendin e katërt është renditur Leëis Hamilton (Mercedes), i ndjekur nga dy pilotët e McLaren Lando Norris dhe Daniel Ricciardo. Leclerc udhëheq renditjen me 71 pikë.