Ditën e shtunë, në Newcastle (Angli) do të zhvillohet dueli i boksit mes shqiptarit Florian Marku dhe britanikut Chris Jenkins. Një sfidë, ku Marku (10 fitore, 1 barazim) do të mbrojë titullin kampion bote në kategorinë IBF International, pesha “welter”. Boksierët kanë zhvilluar konferencën për shtyp, ku kanë shpalosur objektivat e tyre. Natyrisht që të dy synojnë fitoren, por boksieri shqiptar, i pamposhtur në ring, synon të qëndrojë i tillë edhe pas kësaj sfide.
“E respektoj Chris, por në ring do të jetë ndryshe. Aty ka sfidë dhe duelin do ta fitoj unë, për të mbrojtur titullin. Jam përgatitur fort dhe jam në formë të mirë sportive”, u shpreh Florian Marku, që mbante edhe gjerdanin e kampionit me vete, shkruan Telesport.
Sot, boksierët do të kryejnë peshimet zyrtare dhe më pas do të kryejnë përgatitjet e
fundit për duelin. Chris Jenkins ëhstë një veteran i ringut, me 22 fitore, 4 humbje e 3 barazime. “Dua të shoh flamurin kuqezi të valëvitet mes fansave”, tha Marku.