Norma e inflacionit në eurozonë arriti një nivel të ri në mars, në 7,5% nga viti në vit, sipas Eurostat.

Kjo pasi lufta në Ukrainë ka përshpejtuar më tej rritjen e çmimeve të energjisë.

Në shkurt, inflacioni arriti në 5,9% për 19 vendet që kanë adoptuar monedhën e përbashkët, çka përbën nivelin më të lartë të regjistruar nga zyra evropiane e statistikave që nga fillimi i këtij treguesi, në janar 1997.

Inflacioni ka arritur një nivel të ri historik çdo muaj që nga nëntori.