Florian Marku mposht me nokaut boskierin uellsian Chris Jenkis. Pas nisjes jo të mirë, shqiptari lëshoi një ‘breshëri’ grushtesh të raundin e 4-të duke fituar ndeshjen për kategorinë IBF.

Kështu Marku është mbajtës i titullit “IBF International” në kategorinë e peshave të lehta, e ndërsa ndeshja e luajtur në “Utilita Arena” në Newcastle, ishte elektrizuese, ku nuk munguar qindra shqiptarë në mbështetje të tij.

Pas fitores,  ai ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat ku tha se pavarësisht se kishte pësuar një dëmtim në kokë, kjo nuk do e ndalte.

“Faleminderit të gjithë që më kanë mbështetur, nuk kam ardhur këtu me fat. Sot pësova një goditje me kokë, por luftoj më gjak. Kisha frikë mos isha çarë shumë dhe arbitri ndërpriste ndeshjes, por askush s’më ndal”, tha Marku.

Pak para ndeshjes, në një intervistë për BBC ai tha se kundërshtarin e sheh si një “armik synon t’i ndalojë realizimin e ëndrrës” dhe sot ia doli më së miri që kjo ëndërr të mos ia shkatërronte askush.

Kjo ishte ndeshja e 12-të e Florian Markut në boksin profesionist, ku deri më tani numëron 11 fitore dhe 1 barazim.