Florian Marku e ka bërë një dedikim special për të birin e tij pas fitores së madhe që e regjistroi të shtunën ndaj britanikut Chris Jenkins. Boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin pas katër rundesh në meçin e zhvilluar në Newcastle.
E tash, Marku e ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shihet i biri i tij i veshur me fanellën ku shkruan “Babai im, Kampioni im”, teksa e shikon meçin e babait të tij përmes televizorit. “Djali im është frymëzimi im dhe trashëgimia ime në gjeneratën e ardhshme të familjes MARKU”, ka shkruar Marku në “Intagram”. Referi e ndali meçin pas grushteve të njëpasnjëshme dhe të fortë të Markut, i cili me këtë rast e mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë IBF International, në peshën “welter”.