Flamuri kombëtar ukrainas u ngrit mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit të shtunën në mëngjes në orën 11:00 lokale (08:00 GMT), ndërsa punëtorët kënduan himnin kombëtar dhe festuan largimin e trupave ruse që kishin pushtuar vendin për javë të tëra.
“Në ceremoninë e ngritjes së flamurit mori pjesë personeli operacional i stacionit, i cili ka siguruar dhe vazhdon të sigurojë sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të objekteve gjatë kushteve të vështira të okupimit,” postoi Energoatom në kanalin e tij Telegram..
Kompania shtetërore bërthamore tha se të gjitha forcat ruse tani ishin larguar. Trupat ruse pushtuan për herë të parë stacionin e çmontuar në veri të Kievit muajin e kaluar pasi pushtimi u nis.
Ukraina thotë se po punon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të zbuluar se çfarë ndodhi në atë vend, ndërsa forcat ruse e kishin nën kontroll.
“Rusia u soll në mënyrë të papërgjegjshme në Çernobil për të gjitha arsyet, nga moslejimi i personelit të stacionit për të kryer funksionet e tyre deri te hapja e llogoreve në zonat e kontaminuara”, tha të premten ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.