Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, vizita e parë, pas zgjedhjes së Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz.
Pas vizitës në Bashkinë e Berlinit, Rama u “takua” dhe me një fans të veprave të tij të artit, të cilit i dha një autograf.
Në rrjetet sociale, Rama ka ndarë dhe disa foto të këtij momenti kur qytetari gjerman “i pret rrugën” dhe shkruan:
“Ai momenti kur të bërtet gjermani nga larg dhe ti kujton se po të shan ndonjë i racës tënde🤣”