Analisti i njohur Frrok Çupi ka shprehur bindjen e plotë se ish-kryeministri Sali Berisha do të arrestohet. Përballë Alban Dudushit, Çupi tha se burgosja e Berishës do jetë spektakolare.

“Sali Berisha është në fundin e vet. Me Berishën nuk kemi pse merremi. Me atë po merret ligji, po merret Amerika.

Ajo që tha kryeministri, e tha pas shumë kohë, pas gati një vit nga shpallja non grata e Berishës.

Mund ta thoshte që atëherë, por erdhi momenti që e tha në këtë moment.

Për arsye se burgosja e Sali Berishës do jetë spektakolar. Akuzat e Amerikës janë vepra penale”, u shpreh Çupi.