Antonio Cassano pa frena, dhe nuk është hera e parë, gjatë lidhjes së tij direkte në Tëitch me Bobo TV. Ish-sulmuesi ka folur për situatën e futbollit italian dhe për stilin e lojës të disa trajnerëve në veçanti.

“Futbolli italian ta shpif. Flas për futbolin e Allegri-t, Capello-s, por edhe atë të Simeone-s në Spanjë… Fatmirësisht për ne, ai lloj futbolli ka përfunduar në arkiv pothuajse kudo”, ka thënë Cassano.

“Unë shpëtoj vetëm Atalanta-n dhe filozofinë e trajnerit Mancini, për sa i takon pjesës tjetër futbolli italian duhet të evoluojë. Çfarë të sjellë loja e Juves së Allegri-t? Tashmë vetëm koleksionojmë figura të shëmtuara në nivel ndërkombëtar, në nivel klubesh dhe si kombëtare”. Cassano ka folur edhe për Karim Benzema, i cili ka qenë protagonisti i madh i javës me tre golat e shënuar në Champions League në çerekfinalen e parë të luajtur nga skuadra e Ancelotti-t kundër Chelsea-t:

“Cristiano Ronaldo duhet të falënderojë çdo ditë Benzema-në që ka luajtur për të. Nuk është e kundërta, është CR7 që duhet të ndihet i nderuar. Benzema është një sulmues lider me këmbët e Zidane”.