Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, është shprehur sot se janë gati 1800 karta fermerësh që do të përfitojnë karburantin për bujqësinë.
“Në Berlin isha në platformën e një thirrjeje që ministri gjerman kishte bërë për vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi masat që janë marrë për hapjen e tregjeve. Unë shikoj një situatë shumë të më qetë edhe në tregje rajonale. Ne e kemi mbyllur skemën kombëtare më 30 mars dhe deri më sot kemi bërë gati 1800 karta të naftës për fermerët që janë gati. Ne i kemi dhënë prioritet atyre kulturave që mbillen tani. Po ecim shumë shpejt, duke prioritizuar sigurisht. Ne kemi pasur këtë vit rreth 50 mijë aplikime, një rekord. Premisa është pozitive, fermerët e besojnë skemën dhe sigurisht edhe ne po bëjmë gjithçka të mundur që fondet të shkojnë sa më shpejt te ta”, tha ministrja.