I ftuar në emisionin “Shqip”, nga Drita Hila ishte gazetari Aleksandër Çipa për të folur për fraksionet e krijuara në Partinë Demokratike dhe cili do të jetë fati saj.

Ai tha se rikthimi në PD i Berishës është vetëm në funskion të interesave personale të tij. Ai tha se rikthimi i tij në krye të PD nënkuptonte rivdekjen e Partisë Demokratike.

“Rikthimi i Berishës është në funksion të vetes dhe jo të kauzës siç pretendon. Është rivarrim i Partisë Demokratike, rivdekje e saj kthimi i tij në krye. Është ndrydhje e energjisë dialektike që ka brenda PD. Berisha tashmë po lufton me dialektikën. Sepse paracakton fitoren, parcakton rizgjedhjen, procesin për fitoren e vetvetes dhe jo të partisë”, u shpreh Çipa./M.K/dritare.net