Norma e inflacionit në Gjermani ka vijuar të rritet duke arritur nivelin më të lartë në muajin prill. Çmimet e konsumit ishin 7.4% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë, njoftoi të enjten Enti Federal i Statistikave bazuar në llogaritjet paraprake.
Në muajin mars, norma vjetore e inflacionit u rrit në 7.3 %. Mbi të gjitha, rritja e mprehtë e çmimeve të energjisë po nxit inflacionin dhe lufta në Ukrainë e ka intensifikuar këtë prirje. Sipas shifrave paraprake, çmimet e konsumit në Gjermani u rritën me 0.8% nga marsi në prill të këtij viti.
Normat më të larta të inflacionit ulin fuqinë blerëse të konsumatorëve, sepse ata mund të përballojnë më pak blerje për një euro.
Në parashikimet e tyre më të fundit, ekonomistët nuk po japin dot informacione të qarta: për vitin 2022 në tërësi, ata presin një normë mesatare inflacioni prej më shumë se 6% në ekonominë më të madhe të Evropës. Ky do të ishte inflacioni më i lartë që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990. Ndërkaq për krahasim: në vitin 2021, çmimet e konsumit në Gjermani u rritën me një mesatare vjetore prej 3.1%. https://www.bild.de/geld/wirtschaft/wirtschaft/inflation-steigt-voraussichtlich-auf-7-4-prozent-hoechster-stand-seit-1981-79911788.bild.html