Enti Federal i Statistikave në Gjermani ka njoftuar se çmimet e konsumit arritën 7.3 për qind mbi nivelin e të njëjtit muaj të vitit të kaluar.

Konsumatorët aktualisht po e ndjejnë rritjen e inflacionit kryesisht në ngrohje, por edhe në arkat e supermarketeve. Çmimet e naftës për ngrohje janë dyfishuar.

Konsumatorëve iu desh të paguanin në mars 6.2 për qind më shumë se sa një vit më parë për produktet ushqimore, kështu që presioni në rritje mbi çmimet u intensifikua. Në veçanti, vajrat për gatime u bënë më të shtrenjta (plus 17.2 përqind).

Norma vjetore e inflacionit në mars 2022, për herë të fundit ishte shënuar po aq në shtetet e vjetra federale përpara ribashkimit, në vjeshtën e vitit 1981, kur çmimet e naftës minerale u rritën ndjeshëm si rezultat i efekteve të Luftës së Parë të Gjirit.https://www.welt.de/wirtschaft/article238130981/Inflation-steigt-auf-hoechsten-Stand-seit-Wiedervereinigung.html?source=puerto-reco-2_ABC-V4.1.A_control