Kompanitë gjermane që janë prekur nga pasojat ekonomike të luftës ruse në Ukrainë do të marrin ndihmë financiare nga qeveria, pas miratimit të një pakete masash që do të shpallet më vonë.

Ministri i Financave Christian Lindner tha sot në Bundestag se së bashku me ministrin e Ekonomisë Robert Habeck kishin rënë dakord për ofrimin e ndihmës financiare shtesë.

Plani do të përfshijë gjithashtu ndihmën e bankës shtetërore për zhvillim “KfW”.

Komisioni i BE-së ka mundësuar mbështetjen e qeverisë për kompanitë e prekura ekonomikisht nga lufta e Rusisë.