Një ditë më parë anëtarët e Komisonit të Rithemelimit sulmuan ambasadoren amerikane Yuri Kim për injorim të vendimit të Gjykatës së Tiranës që riktheu Sali Berishën në selinë blu, por në regjistrin e partive politike vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri nuk është reflektuar pasi ai është apeluar nga Enkelejd Alibeaj.
Kështu, në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës Lulzim Basha figuron ende si kryetar i Partisë Demokratike.
Pas dorëheqjes së lidershipit demokrat nuk është hapur procesi për kryetarin e ri ndaj dhe Basha vijon të figurojë zyrtarisht në letra si drejtues i partisë./TCH