Pandemia si duket po shkon drejt fundit dhe shumë vende kanë lehtësuar masat e tyre antiCovid.
Greqi ka regjistruar më pak raste dhe shtrime në spitale dhe shoqëria po shkon drejt normalitetit.
Duke ndjekur hapat e shteteve të tjera Evropiane, edhe vendi fqinj ka vendosur të lehtësojë masat të cilat do të hyjnë në fuqi nga 1 maji.
Masat e reja nga 1 Maji
1.Pezullimi i lejes Covid
Hiqet demonstrimi certifikatës Covid të vaksinimit në të gjitha zonat e mbyllura dhe të hapura
2. Udhëtarëve nuk do t’i kërkohet të tregojnë certifikatë evropiane të vaksinimit për të hyrë në vend
3. Punonjësit e pavaksinur do kryejnë vetëm 1 test covid në javë, nga 2 qe ishte më parë
4. Mbetet në fuqi kryerja e dy testeve në javë për punonjësit e pavaksinuar të spitaleve
Rekomandimi për mbajtjen e maskës
Komiteti i ekspertëve rekomandon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura.
Jashtë nuk ka nevojë për maska.
Masat në shkolla
Ruajtja e përdorimit të detyrueshëm të maskës mbrojtëse brenda dhe jashtë, ajrimi i rregullt i ambienteve, pastrimi i plotë i sipërfaqeve dhe pajisjeve, pushimet e veçanta etj.
Nuk do të ketë teste të rregullta për nxënësit, mësuesit e pavaksinuar.
Mësuesit e pavaksinuar do të kryejnë një test të shpejtë parandalues në javë, me shpenzimet e tyre, deri në 48 orë para mbërritjes në shkollë të martën.