Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Vidhisht të Roskovecit, ku Xhevahir Hoxha vrau bashkëjetuesen e të birit, Merushe Hazizin dhe më pas i dha fund dhe jetës së tij.
Nëna e Fatjon Hoxhës, të cilit babai i vrau bashkëjetuesen, ka rrëfyer për emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, detaje nga marrëdhënia e saj me djalin Fationin, autorin e krimit Xhevahirin dhe Merushen.
Pyetje: Atë ditë ishit në tokat tuaja që keni afër, por keni parë në momentet e para, Xhevahirin të largohet nga vendi i ngjarjes, cfarë të pohoi?
Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Asgjë, unë nuk dija gjë cfarë kishte bërë.
SGruaja e Xhevahir Hoxhes: ic ka qenë përherë, ishte i qetë.
Pyetje: Në ditët që kishte ardhur Fatjoni me Merushen sa kohë kishit?
Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Një muaj kishin që kishin ardhur,
Pyetje: Si e pritët ardhjen e tyre patët debat?
Gruaja e Xhevahir Hoxhes: I tha ai bjere i tha, mua s’më thoshte asgjë. Asnjë herë nuk më pyeste.
Pyetje: Si e kishe marrëdhënien me bashkëjetuesen e Fationit?
Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Unë shkoja mirë me atë, ai nuk…Ai nuk e nxirrte, kishte në vetvete po nuk e shprehte.
Pyetje: A është ushtruar dhunë ndaj Merushes?
Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Me llafe kshu, po jo.
Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Nuk e di se si.
Pyetje: Pse u largua nga banesa juaj ish bashkëshortja e Fationit
Gruaja e Xhevahir Hoxhes: U largua vetë se hyri e dyta, po ky e donte atë. Ca të thosha unë, ai thoshte unë dua këtë, ajo u largua. Merushja me mua fliste, po flisja fshehurazi atij, edhe djalit më thoshte mos i fol, po si mos ti flas i thosha une vetem ate kam. Ai thoshte mis i fol se unë do ther dhe ty.
Pyetje: Nëse do kishte ndodhur para syve tuaj do e parandaloje krimin?
Gruaja e Xhevahir Hoxhes: Ku e përballoja dot unë atë?
…Nuk më linte mua ai të veja në polici. E denonconte kot Fationin, ziheshin këtu, nuk e linte për ujë, shkonte te një komshi matanë. Ca do bëja nuk ndërhyja dot se ai do më therte në moment.
Unë i thosha ai e do, çfarë ke ti?