Ku do të luajë Erling Haaland sezonin e ardhshëm? Sulmuesi norvegjez do të largohet nga Borussia Dortmund dhe verën e ardhshme pritet të zhvillohet një sfidë e zjarrtë për të siguruar shërbimet e tij.

Nga Manchester City te Real Madrid, të gjithë janë gati të bëjnë çmenduri për të. Dhe të mendosh se norvegjezi ka qenë vetëm një hap larg Juventus-it.

Në merkaton e futbollit nuk ekzistojnë garanci, por klauzola në kontratën me Borussia Dortmund-it që e lejojnë të largohet për 75 milionë euro dhe dëshira e vetë Haaland për të ndërruar ambient në verë, çojnë te një përfundim i vetëm: sulmuesi i ri do të jetë një nga protagonistët e mëdhenj të merkatos së verës.

Pep Guardiola e imagjinon që tani në qendër të sulmit të tij për sezonin e ardhshëm, një mendim i mrekullueshëm që mund të kthehet shumë shpejt në realitet.

Sepse Manchester City është vënë në lëvizje prej kohësh dhe tashmë i ka zbuluar të gjitha letrat e veta në tavolinën e ne gociatave: përveç 75 milionëve për Dortmund-in, Qytetarët janë gati të oaguajnë 70 milionë euro të tjera në komisione.

Për Haaland një kontratë 5-vjeçare prej 30 milionë euro në sezon. Tani, Manchester City po pret vetëm përgjigjen nga përfaqësuesit e lojtarit, por negociatat mes palëve janë në një fazë shumë të avancuar.

Në garën për të siguruar shërbimet e Haaland ka marrë pjesë edhe Real Madrid. Los Blancos kanë në xhep premtimin e Mbappe për t’u transferuar me kosto zero në Madrid korrikun e ardhshëm dhe kanë kërkuar të sigurojnë edhe norvegjezin për të krijuar një dyshe të frikshme.

Dhe Borussia-s i ka pëlyqer shumë oferta e bërë nga madrilenët, aq sa kanë thënë menjëherë “Po”: 120 milionë euro dhe jo 75 për kartonin dhe premtimi për ta lënë një vit tjetër në Bundesliga, për ta marrë më pas në Madrid në sezonin 2023/24.

Megjithatë, Haaland duket se ka në mendje një rrugë tjetër: sulmuesi ka vendosur se aventura e tij me Dortmund-in ka ardhur në fund dhe ka dëshirë të transferohet te një skuadër e madhe verën e ardhshme, pa e shtyrë lëvizjen me një vit tjetër. Një asist që Manchester City nuk do ta lërë t’i shpëtojë.

Manchester City, Real Madrid dhe të gjithë të mëdhatë e tjera të futbollit europian të çmendur mbas Haaland. Megjithatë, skuadra e parë që ka vënë re cilësitë e lojtarit ka qenë Juventus-i.

Ka qenë viti 2017-të dhe Federico Cherubini (në atë kohë njeriu i të rinjve për klubin bardhezi) ka mbetur i befasuar nga disa video të atij djaloshi që në atë kohë luante te Molde.

Makina Juventus është vënë në lëvizje dhe Haaland është ftuar të vizotojë strukturat e Vinovos dhe më pas në Allianz Stadium për të ndjekur sfidën kundër Inter-it.

Ka qenë 9 dhjetori 2017. Haaland dhe familja e tij binden se Juventus është zgjedhja e duhur. I vetmi problem: kanë kërkuar ta shtyjnë transferimin në qershor. Por gjithçka ka ndryshuar në gjashtë muaj.

Juventus-i në atë moment i ka kthyer sytë nga Cristiano Ronaldo, i cili ka zbarkuar në Torino në verën e 2018-ës, dhe ka vendosur të mos shpenzojë 5 milionë euro për një djalosh akoma minoren.

Operacioni është bllokuar nga departamenti i financave i klubit për çështje të bilancit dhe historia ka marrë një kthesë tjetër, larg ngjyrave bardhezi.