Ish-Kryeministri Sali Berisha ka habitur në konferencën e tij me gazetarët sot kur tha se qëllimi i Ramës në procesin e zgjedhjes së Presidentit është që të gjejë një person që të jetë i gatshëm për tu larguar kur Rama të dojë të bëhet vetë President.
“E dini ju cili është emri më i përfolur, a keni dëgjuar ndonjë emër? Jua them unë. Sipas statistikave të Ramës 2/3 e ‘sekreteve’ i kanë kaluar Vali Bizhgës. Prandaj them unë zgjedhje si ‘Casa Nostra’. Presim tani kur të vijnë zarfet e shoqërisë civile. Dua jua them javës tjetër emrin. E solla këtë moment për të theksuar se sa qesharak e bëri Edi Rama një proces kushtetues. Po kërkohet kandidati që në prag të disfatës së tij elektorale të japë dorëheqjen që pastaj të bëhet Edi Rama. I them se kjo nuk do të bëhet kurrë, mendon vetëm për vete që të gjejë shpëtim”, tha Berisha.