Duke nisur nga data 1 maj në zyrat e shtetit nuk do të ketë më sportele. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh pas mbledhjes se qeverisë se operatorët online të jenë në dizpozicion të atyre kategorive që nuk kanë akses digjital në e-albania.
Sipas ministres në shërbim të çdo institucioni përveç shërbimit online do të jetë edhe bashkëqeverisja me qëllim që qytetarëve mos t’i mungojë asnjë shërbim.
Pyetje: Si do veprohet me të moshuarit që nuk kanë akses për shërbimet digjitale?
Delina Ibrahimaj: Ka qenë një nga shqetësimet tona kryesore, duke qenë se mosha e tretë, por edhe kategori të tjera që nuk janë të njohura me shërbimet digjitale mund të kenë problematike ta ngjashme
Çdo institucion do të ketë në dispozicion shërbim online, edhe bashkëqeverisja do angazhohet në këtë shërbim me qëllim që të japim shërbimin dhe të mos ketë probleme në marrjen e shërbimeve. Do të jemi në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbimet e kërkuara.