Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Do të ketë takime të reja për beqarët. Ndërsa në punë ka përmirësime, pavarësisht vështirësive që keni hasur të gjithë këto kohë
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Prisni dhe kini durim, vetëm kështu do të shmangni debatet në çift. Në punë ndiheni shumë të lodhur për shkak të përgjegjësive që keni.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Ditën e shtunë do të jeni shumë energjik, do të shijoni aventurat, por kërkoni diçka serioze. Në punë ka vështirësi në bashkëpunime, por gjërat po shkojnë mirë.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Do të përjetoni ndryshime si në miqësi, ashtu edhe në dashuri. Nëse po punoni në një kompani, keni dëshirë që të lini gjithçka keni bërë deri tani për të nisur nga e para.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Ka një dëshirë të madhe për të dashuruar, kjo është një kohë e mirë për ata që e duan vërtet njëri-tjetrin dhe gjithashtu për ata që kërkojnë dashuri.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Jeni të tensionuar nga brenda, por mos shpërtheni. Do të keni tension edhe në punë nëse nuk keni marrëdhënie të mira me shefin, ndaj matni fjalët tuaja.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Hëna është në shenjën tuaj dhe ju ndihmon të kapërceni keqkuptimet me partnerin. Nëse jeni i vetëpunësuar ose keni bërë një kërkesë për rritje page, prisni rezultat.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Mendohuni mirë përpara se të flisni. Jeni pak të rraskapitur dhe të lodhur. Merrni kohë për dashurinë. Nëse jeni të lodhur nga puna, bëni diçka tjetër.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Është koha për të përmbledhur atë që ka ndodhur në dashuri. Jeni më i qetë, situata ka ndryshuar shumë. Në punë mund të ketë ndryshime dhe mund të përfitoni nga të tjerët.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të shtunën do të vini në dyshim lidhjen tuaj. Kujdes nga fjalët që përdorni. Nëse keni një provim, është më mirë ta shtyni për disa ditë.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Dëshironi të rifilloni një lidhje të re, por kujdes nga gabimet që keni bërë. Mundësitë për promovime dhe propozime të mira janë në rrugë e sipër!
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri ndiheni të përmbushur, ju duket sikur keni zgjidhur disa probleme. Intuita juaj e punës është e jashtëzakonshme!