DASHI: Për ju do të mendojë Mërkuri, i cili do t’i bashkëngjitet shenjës suaj, duke ju sjellë kënaqësi të mëdha në aspektin profesional dhe nga maji deri në tetor do të përjetoni sukses të vërtetë. Bëni kujdes megjithatë nga tensionet në çift ditën e premte dhe të shtunë, sepse atëherë Venusi nuk do ta favorizojë më Dashin dhe Hëna në prapavijë do ta theksojë dhe më tepër nervozizmin tuaj. Dita me fat e javës do të jetë e diela.

DEMI: Këtë javë më në fund planeti Venus nuk do të jetë më pengesë për jetën tuaj në çift, përkundrazi do ta favorizojë shenjën tuaj. Duke filluar që nga dita e martë, situata me partnerin do të përmirësohet. Beqarët do të kenë takime fatlume ditën e premte dhe të shtunë. Ditën e hënë Hëna do t’i bashkohet shenjës suaj dhe prandaj mund të merrni një lajm të mirë të papritur. Të dielën do të ndiheni nervozë.

BINJAKËT: Hëna do t’ju sjellë fat, ndërsa planeti Venus për fat të keq do të vendoset në prapavijë. Duke filluar që nga dita e martë, do të thellohen mosmarrëveshjet me partnerin dhe nuk do të jetë e lehtë ta gjeni gjuhën e përbashkët me të. Aty nga mesi i javës Hëna do t’i bashkohet shenjës suaj, e gatshme për t’jua lehtësuar shpirtin. Sektori i punës do të jetë i favorizuar nga Mërkuri.

GAFORRJA: Do të përjetoni këtë javë ditë romantike. Duke filluar që nga dita e martë, planeti Venus do ta favorizojë sërish shenjën tuaj, duke ju dhuruar kësisoj një periudhë me fat në sferën e ndjenjave. Edhe ata që kanë vuajtur shumë në dashuri, tani mund t’u kthehen sërish lidhjeve. E premtja dhe e shtuna do të jenë dy ditë romantike me Hënën e bukur në shenjë. Në punë do të keni vonesa dhe tension.

LUANI: Pritet që të merrni lajme të mira. Më në fund planeti Venus nuk do të jetë më në prapavijë për shenjën tuaj. Duke filluar që nga dita e martë, do ta keni më të lehtë të përballeni për çështje të rëndësishme me partnerin apo në familje pa e humbur durimin. Por megjithatë do të ndjeni lodhje psikofizike për shkak të Marsit kundërshtar. E diela do të jetë një ditë me fat me Hënën në shenjën tuaj.

VIRGJËRESHA: Duke filluar që nga dita e martë, për fat të keq, Venusi do të kalojë në prapavijë për shenjën tuaj. Gjatë javëve në vazhdim do të hasni më shumë pengesa në jetën sentimentale. Edhe çiftet më të vjetra mund të përjetojnë një moment krize, ose të vënë në pikëpyetje shumë gjëra. Ditët më të mira për t’u përballur me partnerin do të jenë e premtja dhe e shtuna.

PESHORJA: Mërkuri në prapavijë do t’ju krijojë tension, sidomos në punë. Problemet e shumta mund të bëhen shkak për vonesa, të cilat do t’ju bëhen pengesë në arritjen e objektivave tuaja. Bëni kujdes sidomos ditën e premte dhe të shtunë, pasi Hëna në pozicion të pafavorshëm mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë. E diela do të jetë gjithsesi një ditë më e qetë.

AKREPI: Më në fund planeti Venus do t’i buzëqeshë sërish shenjës suaj. Duke filluar që nga dita e martë situata në dashuri do të përmirësohet. Çiftet që kanë përjetuar një moment krize, do të gjejnë sërish ekuilibrin e humbur. Marsi në pozicion të pafavorshëm do të vazhdojë të ndikojë që të ndiheni të stresuar dhe të lodhur. Përfitoni nga Hëna në shenjë ditën e premte dhe të shtunë që të gjeni pak kohë që të merrni veten.

SHIGJETARI: Për fat të keq, këtë javë Venusi do të vendoset në prapavijë. Duke filluar që nga dita e martë do të fillojnë zënkat dhe mosmarrëveshjet. Bëni kujdes veçanërisht në datat 5, 6 dhe 7 prill, sepse Hëna kundërshtare do t’ju bëjë të ndiheni më nervozë se kurrë. Por ditën e diel do të kthehet sërish nga shenja juaj, prandaj përfitoni që të rrini më shumë kohë me partnerin.

BRICJAPI: Këtë javë do të ndodhin ndryshime të shumta. Ditën e martë Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Planeti i dashurisë do t’ju kthejë buzëqeshjen, në një moment kur situata në punë nuk po shkon ashtu siç shpresonit. Pavarësisht ndryshimeve, mos u alarmoni. Keni pranë vetes një njeri të veçantë që ju bën të ndiheni më të sigurt e të qetë në zgjedhjet tuaja. E premtja dhe e shtuna nuk do të jenë ditë të mbara.

UJORI: Këtë javë Venusi do ta braktisë shenjën tuaj për t’u zhvendosur në atë të Peshqve. Keni pasur fat në dashuri gjatë këtyre javëve të fundit, tani duhet të kujdeseni për lidhjen tuaj, edhe pse ndoshta nuk i ndieni më emocionet e fillimit. Puna po ju ecën shumë mirë. Mërkuri do t’ju favorizojë për takime dhe mundësi që duhet t’i shfrytëzoni menjëherë. Ndërsa Marsi do t’ju dhurojë shumë energji.

PESHQIT: Këtë javë më në fund, duke filluar që nga dita e martë, planeti Venus do t’i bashkohet shenjës suaj, i gatshëm për t’ju dhuruar një muaj të tërë të mbushur me dashuri dhe pasion. Ata që janë beqarë prej një kohe të gjatë, tani kanë rastin të bëjnë takime, që mund të kthehen në lidhje afatgjata. E premtja dhe e shtuna do të jenë ditë me fat, pasi Hënën do ta keni në shenjë. Të martë, të mërkurë dhe të enjte do të ndiheni nervozë.