Dashi- Do të jetë një ditë e këndshme për ata që janë në një lidhje. Do të dashuroheni akoma më shumë me partnerin/en tuaj. Në lidhje me financat, situata do të përmirësohet së tepërmi.
Demi- Do të keni tensione me partnerin/en edhe për gjërat më të vogla. Mundohuni të ruani të qetësinë. Edhe me financat situata nuk do të jetë e mirë, do të kryeni shpenzime të mëdha.
Binjakët- Në përgjithësi dita e sotme do të jetë e mirë me gjithë impenjimet tuaja të shumta. Shikoni pak me kujdes një ofertë që ju bëhet nga dikush.
Gaforrja- Nuk do të jetë një ditë e mirë për jetën ata që janë në një lidhje, kjo për shkak edhe të pozicionit të Mërkurit. Debatet do të jenë të shumta. Ndërsa gjendja e financave do të jetë e mirë dhe do të keni mundësi të shlyeni edhe borxhet.
Luani- Ditë e favorshme për ata që janë në një lidhje. Do të jeni shumë të qartë për hapat që do të ndërmerrni. Kujdes me financat, mos bëni veprime që mund të lëkundin situatën e qëndrueshme.
Virgjëresha- Do të jetë një ditë tepër aktive për ju, kjo për shkak të planetëve Mërkur, Afërdita dhe Marsi, të cilët do t’ju sjellin energji të reja për të përballuar një ditë me shumë impenjime. Edhe jeta sentimentale duket pozitive.
Peshorja- Emocione të shumta për çiftet. Yjet do të mbështesin ata që janë në një lidhje. Edhe financat do të jenë të mbrojtura. Menaxhimi i kujdesshëm nga ana juaj do të krijojë stabilitet.
Akrepi- Hëna në shenjë do të diktojë sot jetën tuaj sentimentale dhe raportet shoqërore. Ndërsa planeti Mars ju mbush me energji të reja.
Shigjetari- Kujdes në raportet me partnerin/en. Mund të përfitojë nga sjellja juaj liberale. Edhe në aspektin financiar situata nuk duket të jetë e mirë.
Bricjapi- Sjellja juaj mund të shkaktojë debate dhe konflikte në jetën në çift. Jini më të qetë dhe merreni gjërat shtruar. Edhe për financat këshillohet që të jeni më të përmbajtur, në të kundërt do të keni probleme në të ardhmen.
Ujori- Do të jetë një ditë e qetë për ata që janë në një lidhje. Raportet me partnerin/en do të jenë tolerante. Sa i përket financave, mos shpenzoni më shumë seç duhet në mënyrë që të shmangni problemet në të ardhmen.
Peshqit- Ditë pozitive dhe plot emocione për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do të keni nën përkëdheljen e partnerit/es. Nga ana tjetër financat duket se janë delikate. Bëni mirë të merrni masa sa më parë.