Alketa Vejsiu është një ndër personazhet më të njohur publik në Shqipëri. Por ndërsa është mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo e ka mbajtur larg familjen e saj, duke mos e bërë asnjëherë publike.
E pyetur pak kohë më parë rreth arsyeve që kishte zgjedhur ta mbante hermetike jetën private, Alketa shprehej: “Mendoj që nuk do ta bëj se gjërat e shtrenjta jam mësuar ti ruaj nga hienat dixhitale!”
Por së fundmi, vajza e saj Nikol, ka hapur një llogari në Instagram dhe menjëherë është kthyer në “hit”. Kjo, jo vetëm për shkak të kuriozitetit, por edhe pamjes së saj. Aktualisht Nikol po studion në Angli, çfarë ka bërë që moderatorja ti kalojë ditët mes Londrës dhe Tiranës ku dhe vijon me angazhimet e saj në televizion.
Por më shumë se kaq, nuk dihet për jetën e vajzës së Alketës, ndaj dhe publikimi i fotove të para të saj në Instagram, ka ngjallur kaq kuriozitet.