Deputeti Blendi Klosi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe të gjithë procesin që po ndiqet.
Sipas tij, Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët politike, duke shtuar se duhet të jetë një figurë e sprovuar dhe mos të eksperimentojnë në përzgjedhje.
“Zgjedhja e Presidentit s’është e thjeshtë. Ne jemi përpjekur që të jetë proces real e të mos jenë negociata në moment të fundit. Prej vitesh emri i Presidentit është zgjedhur në moment të fundit. Edhe pse PS ka të drejtën për të zgjedhë një President me votat e saj ne duam që të jetë proces i hapur, publik. Të gjithë deputetët kërkuan në mënyrë të sekretuar dhe diskrete idetë. Ne kishim disa javë që kishim marrë porosi të logjikonim për emrat që mendojmë e të kishim, më pas një mbledhje mendimi që tre negociatorët tanë të shkojnë me opinion të përcaktuar qartë. Një President normal duhet të ketë detyrat që duhet të ketë një President i Republikës. Duhet të ketë një figurë të pastër morale, atë detyrë ta ketë jo për të bërë lojëra politike, por në atë detyrë të përfaqësojë Shqipërinë dhe të jetë figura përfaqësuese e shtresave shqiptare. Duhet të jetë një figurë me aftësi intelektuale për të paraqitur problematikat dhe të mos orientohet te debate politike.
Kemi një kërkesë që të gjithë ata që mendojnë se kanë emrat që propozojnë, të jetë proces normal. Kush mendon që ka figurë që përmbush kriteret për President të Republikës, të propozohen emra që mbase nuk i shkon në mendje deputetëve, por që opinioni publik gjykon se do e bëjnë detyrën. Kjo është për ta
zgjeruar figurën e tij. Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Janë ftuar të gjithë të japin mendim. Procesi është i hapur. Gjithnjë e më shumë duhet të kuptohet që Shqipëria ka nevojë për President të qetë. Zoti Moisiu kujtoj që erdhi si figurë përbashkuese. Ai vinte si propozim i PD më së shumti, por më pas u bë përfaqësuesi i të gjithëve. Ishte një pozicion që i dha hijeshi atij pozicioni. Do të doja që edhe Presidenti i ri të ishte njësoj. Më 4 maj do të jetë votimi i parë në parlament. Nëse nisemi me historinë, historia s’na ka dhënë President koncensual, na ka dhënë një votë të kompromisi të fundit. Do të doja që Presidenti ri, të përfaqësojë një njeri mbi palët”, tha Klosi.
Ndër të tjera, Klosi tha se qëllimi është që të jepen sa më shumë emra të porpozuar dhe më pas të vendoset emri më i arsyeshëm.
“Zgjedhja e Presidentit Topi kaloi në rrëmbimin e votave nga PS dhe zgjedhjen e Presidentit me manipulime. Me zotin Nishani s’pati dëshirë për negociatë të vërtetë. Ne duam të ulemi në tryezë pa asnjë parashikim. Është i rëndësishëm që njerëzit të kenë besim te një figurë presidenciale. Është kollaj të krijosh deklarata të ndryshme, por është e rëndësishme të kuptojmë që nuk do të kërkojmë të bëjmë dhunën e votave në parlament, por të kemi një figurë. Ka propozime, ide, që mbase në jetën politike s’i kupton apo s’e dinë. Qëllimi është të vendosen në letër disa emra që kanë besim. Detyra është e rëndësishme. Është figurë presidenciale, është titull i lartë për personin që do të marrë atë detyrë. Në këtë detyrë duhet të jetë një figurë e sprovuar.
Jo eksperiment. Kriteret janë të përcaktuara në Kushtetutë. Kriteret që flasin janë relative dhe të rëndësishme. Padyshim që edhe emri është i rëndësishëm. Duhet të jetë një emër që njihet në opinionin publik, njihet nga ato që përfaqësojnë. Një njeri që i ka dhënë profesionit të tij vlerë. Është e vështirë të thuash për kriteret, sepse i ka kushtetutë. Kriteret për emrin mendoj që kemi mundësitë të zgjedhim një president apo president. Duhet që presidenti apo presidentja të përfaqësojë një opinion të gjerë. Duhet të ketë konsensus të madh. Propozimi i Mediut për të qenë krerët e grupeve në tryezë është një mënyrë, por natyrisht se si do të shkojnë negociatat do të jenë pjesë e negociatave. Kryetari i grupit dhe kryeministri thanë që ky do të jetë proces, do të presim emra, opinione”, përfundoi deputeti.