Pasi pranoi humbjen me planin e tij për ta luajtur Kupën e Botës çdo dy vite, Gianni Infantino ka nisur tashmë një plan B, për të propozuar një alternativë të re. Sipas raportimeve të ‘The Sun’, në fakt, presidenti i FIFA-s tani po kërkon organizimin e Kupës së Botës çdo tri vite si pjesë e ciklit 36-mujor të turneve.

Me projektin e ri të Infantinos, në vitin e parë Botërori për Klube do të zgjerohej në 24 skuadra, por në mes të verës do të çonte në mosmarrëveshjen e kampionateve kontinentale, si ai i Europës dhe i Kupës së Amerikës, ndërsa viti i tretë do të ishte pikërisht ai i Kupës së Botës.

Infantino la të kuptohet për këtë mundësi pas kongresit të FIFA-s me 211 anëtarë në Doha, javën e kaluar, duke argumentuar se ishte “thelbësore të bëhej diçka, qoftë një Kupë Bote çdo dy ose çdo tri vite”.

Ndërkohë, FIFA lëshoi ​​një deklaratë duke këmbëngulur se “nuk do të ketë ndryshime në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit për Botërorin e Katarit, pas raportimeve mediatik se Gianni Infantino po mendon për ndryshime në këtë drejtim.

Lajmi doli kur Infantino vizitoi Firencen këtë javë, ku presidenti i FIFA-s kishte folur pozitivisht për idenë e zgjatjes së ndeshjes në 100 minuta, duke kompensuar vonesat e VAR-it, zëvendësimeve etj.

“Pas disa raporteve dhe thashethemeve të përhapura, FIFA dëshiron të sqarojë se nuk do të ketë ndryshime në në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit për Kupën e Botës, qoftë ai që do të luhet në Katar apo ndonjë kompeticion tjetër”, – thuhet në njoftim.